+355 69 70 64 400 info@autovizion.al Autostrada Tirane - Durres km 9
Ekipet Europiane të Stacioneve të Kamionëve IVECO do të garojnë për titullin “Shërbimi më i mirë
në edicionin e dytë të “Sfida e Shërbimit IVECO”

Edicioni i dytë i Sfidës së Shërbimit IVECO filloi në janar 2018, duke hapur garën që është pjesë e programit të akreditimit të markës për rrjetin e saj prej 250 stacione kamionash, agjentë shitjesh të specializuar dhe servise të dedikuara për nevojat specifike të kamionëve të rëndë.

Programi i specializimit të Stacioneve të Kamionëve IVECO dhe Sfida e Shërbimit synojnë të garantojnë shërbime cilësore, të shpejta dhe efikase të ofruara nga teknikë të trajnuar dhe me përvojë duke përdorur mjetet më të përparuara.

IVECO lançoi edicionin e dytë të Sfidës së Shërbimit, konkurrimin që shpërblen ekipet më të mira të shërbimit në rrjetin Europian të Stacioneve të Kamionëve . Në edicionin e parë, ekipet e 204 stacioneve të kamionëve konkurruan për titullin, duke treguar qasjen e tyre profesionale në ndihmë të kamionëve të rëndë të klientëve të IVECOs në të gjithë Evropën. Trembëdhjetë ekipet finalist u mblodhën në Torino në tetor për një ngjarje tre-ditore që përfshinte vizita në Qendrën e Klientit IVECO, në një Depo Pjesësh dhe në fabrikën e prodhimit të motorëve dhe përfundoi me ceremoninë e shpërblimeve. Tetë ekipet nga Italia, Spanja, Gjermania, Hollanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Polonia dhe Republika Çeke fituan titullin e Stacionit më të mirë të Kamionëve në tregjet e tyre përkatëse, ndërsa ekipi italian i Automjeteve Industriale Tentori mori çmimin Stacioni më i Mirë Evropian i Kamionëve.

Kriteret për kualifikim në edicionin e parë të Sfidës së Shërbimit IVECO u përqendruan në efikasitetin dhe shpejtësinë e ndërhyrjes së ekipit (Koha e Arritjes + Koha e Riparimit), disponueshmërinë e Pjesëve (e matur me Indeksin e Disponueshmërisë së Pjesëve), kompetencat teknike të demonstruara gjatë muajve kualifikuese.

Edicioni i dytë i Sfidës së Shërbimit zgjeron kriteret e gjykimit për të përfshirë parametra të tillë si Koha e Mbërritjes dhe Riparimi brenda 24 orëve, efikasiteti në menaxhimin e fushatave “recall”, si dhe një qasje më të detajuar për matjen e cilësisë së mbështetjes të ofruar nga ekipet. Kjo do të kërkojë verifikimin nëse teknikët kanë përfunduar trajnimin e kërkuar, duke arritur çertifikimin dhe duke kontrolluar nëse kanë kompetencën e nevojshme për të kryer çdo riparim në automjetet që mbërrijnë në servisin e tyre. Stacionet e kamionëve gjithashtu do të vlerësohen për disponueshmërinë e Pjesëve në depon e tyre.

Edicioni i parë i Sfidës së Shërbimit arriti të angazhojë ekipet në të gjithë Evropën, duke nxitur një frymë konkurruese miqësore mes tyre për të qenë më të mirët. Ai ofroi një nxitje të mëtejshme për ta që të angazhohen në procesin e përmirësimit të vazhdueshëm të nxitur nga programi i specializimit të Stacionit të Kamionëve, duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së mbështetjes së ofruar nga rrjeti në një nivel të ri.

IVECO po krijon një rrjet prej 250 stacionesh kamionësh anembanë Europës nëpërmjet një programi akreditimi që synon të garantojë që konsumatorët gjithmonë janë në gjendje të aksesojnë shërbimet e një servisi të specializuar dhe shumë efikase të dedikuar për nevojat specifike të kamionëve të rëndë. Stacionet e certifikuara të kamionëve kanë demonstruar se plotësojnë një tërësi standartesh rigoroze që mbulojnë të gjitha fushat e biznesit, duke përfshirë trajnimin e stafit të ekspertëve, orët e zgjatura të hapjes dhe disponueshmërinë e pjesëve. Këto kritere të rrepta i veçojnë stacionet e kamionëve për cilësinë e lartë të shërbimit që ata ofrojnë, bazuar në ekspertizën dhe angazhimin e tyre ndaj klientëve: misioni i tyre është të maksimizojë produktivitetin dhe kohën e punës së automjeteve.

 

Përmbledhje e shërbimeve të Stacioneve të Kamionëve IVECO:

Riparime me cilësi të lartë: Staf me eksperiencë të pajisur me mjetet diagnostifikuese më të përparuara, të përsosur në riparime, shpejtësi në dorëzim, kohë minimale pritjeje

Stafi më i mirë: Ekipet më të mira gjatë dhe pas shitjes së kamionëve të rëndë.

Orari i zgjatur për ofrimin e shërbimit në çdo orë

Afërsia: Një rrjet që mbulon të gjitha rrugët kryesore të kamionëve të rëndë

Disponueshmëria e pjesëve: Shërbime logjistike cilësore dhe disponueshmëri e menjëhershme e pjesëve për një riparim të shpejtë të automjetit

Korsia prioritare: Prioritet për përkrahje teknike

Shërbime të shumëfishta teknike: shërbim rimorkio; shërbimi i gomave; Shërbimi AD BLUE®

Shërbime të tjera: pajisjet e larjes të kamionit, hotele dhe shumë më tepër.

Adresa

Autostrada Tirane – Durres km 9
+355 69 70 64 400
info@autovizion.al

Servisi

+355 69 40 80 001
+355 68 20 69 666

Kontaktoni ne Email